Edhe pse kanë llogari bankare “të ekzagjeruara”, shumë personazhe të famshëm kanë maninë e vjedhjes.

Ja disa nga rastet më të çuditshme ku aktore dhe këngëtare të njohura kanë qenë protagoniste:


Wynona Ryder
– Është kleptomania më e famshme e Hollywood-it. Në vitin 2001, aktorja u xhirua duke vjedhur veshje të ndryshme në një dyqan të Beverly Hills. Një vit më vonë u dënua me tre vjet liri me kusht, 3 mijë e 700 dollarë gjobë dhe 480 orë pune në shërbim të komunitetit. Ky skandal i ka bërë shumë dëm karrierës së saj.


Lindsay Lohan
– Këngëtarja është një nga “pasueset” më të denja të Wynona Ryder. Problemeve të saj me alkoolin dhe drogën i është shtuar edhe akuza e vjedhjes së një varëseje me vlerë 2 mijë e 500 dollarë nga një argjendari e Kalifornisë. Sot zhvillohet seanca e parë e gjyqit për këtë çështje.

Katy Perry
– Këngëtarja ka pranuar në një intervistë se vjedh një jastëk nga çdo hotel në të cilin qëndron.

Megan Fox
– Aktorja ka vjedhur një shkëlqyes buzësh kur ishte adoleshente dhe rrjeti që zotëron dyqanet nuk e lejon protagonisten e Transformers edhe sot e kësaj dite të hyjë në dyqanet që ka në Florida.

Top Channel