Sean Penn, në “rrugën” e gangsterëve

22/04/2011 12:20

Warner Bros po mbyll bisedimet me aktorin Sean Penn, për rolin e gangsterit Mickey Cohen, në filmin policor “Gangster Squad”.

Lajmin e bën të ditur “Deadline Hollywood”, që saktëson se filmi pritet të nisë xhirimet në vjeshtë të këtij viti.

Skenari i filmit është shkruar nga Will Beall, ndërsa regjia i është besuar Ruben Fleischer, i mirënjohur për filmin Zombieland.

Ndërkohë, aktorët Ryan Gosling dhe Josh Brolin janë në bisedime për të interpretuar dy policë.

Top Channel