Lady Gaga rrëzohet sërish në skenë

22/04/2011 16:00

Lady Gaga është rrëzuar për herë të dytë brenda muajit gjatë një interpretimi live.

Këngëtarja ishte të mërkurën në Atlanta për një koncert dhe gjatë performancës së saj, ajo shkeli xhaketën të cilën e kishte hedhur pak më parë në skenë duke mos ruajtur dot ekuilibrin.

Gjithsesi, si një profesioniste e mirë që është, Lady Gaga vazhdoi këngën si të mos kishte ndodhur gjë.

Më 10 prill, 25-vjeçarja rrëshkiti kur ishte duke qëndruar sipër pianos dhe përfundoi poshtë saj në një skenë shumë qesharake.

Top Channel