Kënga me më shumë versione

22/04/2011 18:00

Një këngë nuk vlerësohet vetëm për numrin e kopjeve që shet, por edhe për respektin që ngjall tek artistët e tjerë të cilët e bëjnë atë të vetën për arsye komerciale apo sentimentale.

Revista ‘Rolling Stone’ ka publikuar një listë me meloditë me më shumë versione në historinë e muzikës.

Në vend të parë është kënga “Yesterday”, e grupit britanik Beatless. Kjo është balada më e famshme në histori dhe është më e lehtë të përmendësh këngëtarët që nuk e kanë kënduar se sa ato që e kanë bërë këtë.

Kjo melodi ka “kaluar nëpër duart” e Frank Sinatra, Elvis Presley, Placido Domingo, Michael Bolton dhe Leona Lewis.

“Georgia On My Mind” është një këngë versioni më i famshëm i së cilës është kënduar nga Ray Charles. James Brown, Alicia Keys me Jaime Foxx, Billie Holiday, Van Morrison dhe Tom Jones janë të tjerë artistë që e kanë kënduar.

Në vend të tretë është kënga “My Way” e Frank Sinatra. Julio Iglesias, Sid Vicious, Nina Simone, Jay-Z apo Gipsy Kings janë disa nga artistët e tjerë që kanë dhënë versionin e tyre të kësaj melodit.

(I can`t get no) Satisfaction (Rolling Stones), Blow in in The Wind (Bob Dylan), Johnny B. Good (Check Berry), What a Wonderful World (Bob Thiele/ George D. Weiss), Ain’t no sunshine (Bill Withers), Me and Bobby Mc Gee (Kriss Kristofferson) dhe Killing Me Softly (Lieberman/ Gimble/ Fox) plotësojnë 10 këngët me më shumë versione në historinë e muzikës.

Top Channel