Doktor House, koncert blues në Paris

22/04/2011 12:30

Pasi ka lancuar diskun e tij të parë me muzikë blues, “Let them talk”,
aktori britanik Hugh Laurie, i njohur ndryshe si doktor House, do të
mbajë një koncert në Paris më 11 maj.

Aktori 51-vjecar do të performojë në teatrin Montmartre, me zërin e tij prej bluesman dhe me kitarë, tekstet e albumit të tij.

Albumi, i frymëzuar nga emrat e të mëdhenjve të xhazit Ray Charles, Louis Armstrong e Bessie Smith, do të mbërrijë në Evropë më 10 maj.

Top Channel