Burrel, Rama prezanton Afelina Farriçin

22/04/2011 17:50

Kreu i PS-së, Edi Rama prezantoi kandidaten për bashkinë e Burrelit të propozuar nga “Aleanca për të ardhmen”, Afelina Farriçi.

Ai ka deklaruar se qeveria duhet të japë llogarin për çmimet e larta dhe varfërinë në vend.

“Berisha ankohet për shpifje, por 1 milion shqiptarë të papunë nuk janë shpifje. Qeveria rrit pagat njëherë, ndërsa çmimet 10 fishohen”, tha Rama.

“Berisha të japë llogari për varfërinë, për çmimet e ushqimeve dhe naftën 180 lekë”, shtoi kreu i PS-së.

Gjatë takimit me simpatizantë të PS-së, Rama ka dhënë mbështetjen e tij edhe kandidatin për bashkinë e Bulqizës, Myfit Duriçi.

Si një “sundim” dhe jo “qeverisje”, me këto fjalë Rama ka përshkruar qeverisjen e këtij qyteti nga Sali Berisha.

Zoti Rama është ndalur edhe në problemet e përditshme të Bulqizës duke fajësuar qeverisjen e keqe dhe grabitjen që po i bëhet kësaj zone të pasur me krom.

Sikurse edhe nga Peshkopija, Rama është ndalur në shitblerjen e votës. Edi Rama ka premtuar një rishikim të të gjitha konçesioneve të kromit në zonë, nëse e majta vjen në pushtet.

Top Channel