Shakira në tribunë, por Pique humbet

21/04/2011 14:00

Eksperienca e parë, por me humbje për Shakiran. Ylli kolumbian ka
ndjekur në stadium finalen e Kupës së Mbretit mes Realit të Madridit dhe
Barcelonës.

Disa ditë pasi ka bërë zyrtare fejesën me mbrojtësin e Barcelonës, Piqué, këngëtarja është shfaqur pak minuta përpara fillimit të ndeshjes për të bërë tifozllëk për skuadrën e Guardiolas. Megjithatë prania e saj nuk solli fat për ekipin.

Gjatë gjithë ndeshjes Shakira është vërshëllyer dhe ofenduar nga ana e tifozerisë kundërshtare.

Top Channel