TKOB mbrëmjen e djeshme ka ngritur siparin për të prezantuar premierën e operas “Werther”.

Një dramë lirike në katër akte, me muzikë të francezit Jules Massenet.

Protagonist është tenori Saimir Pirgu, në rolin e Werther-it, i cili u prit mjaft mirë nga publiku në sallë.

Pirgu është një nga përfaqësuesit më dinjitozë në botë i artistëve lirikë shqiptarë. Pak përpara ardhjes së tij në Tiranë, ai performoi me sukses në veprën “Flauti magjik” në një nga skenat më të njohura ndërkombëtare, atë të La Scala-s, në Milano.

Në rolin e Sharlotës, një tjetër këngëtare lirike e suksesshme, mezzosopranoja Vikena Kamenica.

Werther është bazuar në romanin autobiografik të Goethes “Trishtimet e të riut Werther”.

Shafaqja do të vazhdojë të jetë në skenën e TKOB edhe në datat 22, 24 dhe 26 prill, ora 19.00

Top Channel