Nicolas Cage, i qetë në sheshxhirim

21/04/2011 17:00

Nicolas Cage dukej i lumtur dhe i qetë në rikthimin e tij në sheshxhirim dje, në New Orleans.

Aktori, i cili u arrestua javën e kaluar nga policia pas një sherri të ashpër me gruan e tij në rrugë, iu kthye punës për filmin e tij të ri, Medallion.

47-vjeçari u pa në sheshxhirim gjatë gjithë kohës me një buzëqeshje në fytyrë dhe duke bërë foto me fansat e tij.

Nicolas Cage u la i lirë nga policia pasi pagoi 11 mijë dollarë.

Top Channel