Johansson-Penn, zënkat e para

21/04/2011 19:20

Scarlett Johansson është e nervozuar me partnerin e saj, Sean Penn, sepse aktorit nuk i pëlqen aspak që ajo pi duhan, alkool dhe po shton në peshë.

Sipas revistës ‘Star’, çifti i aktorëve ka pasur një debat të ashpër kur Penn kritikoi Johansson për veset e saj.

“Sean do që partnerja e tij të kujdeset për shëndetin e saj sepse kohët e fundit ka shtuar shumë në peshë”, theksoi një burim.

Sean Penn, i cili ka qenë i martuar me këngëtaren Madonna, ka qenë një nga djemtë e këqinj të Hollywood-it dhe njihej për veset e tij pak të shëndetshme.

Mbase nuk do që Scarlett Johansson të përsërisë gabimet që ai ka bërë në të shkuarën.

Top Channel