Dolly Parton: Do martohem me princin Harry

21/04/2011 12:10

Dolly Parton ka deklaruar se do të martohet me princin Harry. Këngëtarja
ka deklaruar se ajo nuk ka një ftesë për martesën mbretërore, por nëse
ajo martohet me Harry, gjithçka do të shkojë mirë.

“Nuk mora asnjë ftesë, gjë që është zhgënjyese. Do të martohem me Harr-n në mënyrën që në dasmën tjetër të jem me siguri”, është shprehur Parton për “The Sun”.

“Të gjithë e duan një martesë si princeshë, është si një përrallë. Romanca është gjithnjë e mrekullueshme. Të gjithë duan romancë në jetën e tyre dhe nëse nuk e arrijnë këtë, u pëlqen ta shikojnë tek dikush tjetër”, theksoi Parton.

Top Channel