Will e Kate, mbretëresha takon Middleton-ët

20/04/2011 18:35

Mbretëresha Elisabeta dhe princi Filip kanë drekuar sot me Carole e Michael Middleton, prindërit e të fejuarës së princit William, ndërsa dukej se mbretëresha nuk do të takonte prindërit e Kate deri pas martese.

Një burim i pallatit e ka cilësuar si “të ngrohtë” atmosferën ku është zhvilluar dreka në kështjellën e Windsor.

Takimi, konfirmon një zëdhënës i Buckingham, Palace, ishte prej kohësh në axhendën e sovranes dhe prindërve të Kate.

Top Channel