Parku i lumit Tirana

20/04/2011 21:10

Bashkia e Tiranës ka prezantuar projektin për lumin e Tiranës si boshti i vizionit të zhvillimit, zona përreth të cilit është një degradim mjedisor.

Sipas projektit, ndërhyrjet në këtë zonë do të tërheqë investimet, do të rrisë vlerën e pronës, si dhe do ta shndërrojë këtë zonë në korridorin e mjedisit dhe të teknologjisë.

“Tirana do rritet me rreth 400 mijë banorë të rinj. Ne jemi gati t’i përgjigjemi kësaj rritjeje me projektet madhore të Tiranës europiane”, deklaroi Dritan Agolli.

Një tjetër projekt i rëndësishëm është Parku i lumit Tirana, më i madhi në zonën veriore të qytetit, i cili do të ketë 134 hektarë gjelbërim, do të jetë pa makina, si dhe do të ketë një Luna Park.

Në këtë zonë do të ndërhyet në infrastrukturë për zgjerimin e rrugëve dhe ndricimin e tyre. Parashikohet të investohen 700 milionë euro, 8 shkolla, 3 qendra komunitare dhe 2 qendra sociale.

I rëndësishëm është zhvillimi ekonomik i të gjithë zonës veriore të Tiranës dhe Paskuqanit, parë si një korridor i vazhdueshëm ekonomik Tiranë-Durrës, ku do të fuqizohen shërbimet tregtare në këtë zonë, do të ndërtohet një qendër lokale e ekspozimit dhe parashikohet të hapen 50 mijë vende të reja pune.

“Nuk mundet dot të ndodhë ajo që qartësisht mund të ndodhë me një politike të re mbi territorin, përsa kohë territori do të shqyhet për përfitime dhe për shkak të një vizioni të cungët të trajtimit të territorit, që pasuritë natyrore i shpenzon e shpërdoron kaq abuzivisht”, deklaroi kryetari i bashkisë, Edi Rama.

Rama u kërkoi banorëve të votojnë në 8 maj projektin e madh për Tiranën, bashkë me zhvillimin e komunave përreth.

“Që të mos ngurrohet për t’i parë zgjedhjet e 8 majit si zgjedhje politike, jo thjesht përsa i takon asaj që ka ndodhur 2 vjet më parë kur u vodhën votat, por edhe në funksion të mirëqeverisjes vendore”, u shpreh Rama.

Top Channel