Greva e urisë, rëndohet gjendja

20/04/2011 15:45

Në ditën e 7-të të grevës së urisë, tre protestues janë detyruar të
largohen perfundimisht, ndersa 2 te tjere jane ne kushte shume te
veshtira shendetesore.

Drejtuesja e grevës së urisë, Mybere Prizreni i bën apel qeverisë që t’u përgjigjet kërkesave të tyre ekonomike. Mosplotesimi i ketyre kerkesave per grevistet do te thote nje jete po kaq e veshtire edhe jashte dyerve te greves.

“Shpresojmë që nga momenti në moment të vijë vendimi i Këshillit të Ministrave për të ndërprerë grevën, përndryshe ne do të qëndrojmë këtu deri në vetëflijim”, u shpreh Prizreni.

Zhvillimi i greves ka përkeqësuar ndjeshëm shëndetin dhe këtyre para dhe tetraplegjikeve, pjesa me e madhe e te cileve jetojnë me të ardhurat që marrin nga ndihma ekonomike.

Top Channel