Dasma mbretërore mes William dhe Kate

20/04/2011 19:25

Ka filluar numërimi mbrapsh i “po”-së mes Princit William dhe bukuroshes Kate Middleton, që kurorëzohet në 29 prill 2011. Për këdo që jeton në Londër, do të jetë e vështirë “injorimi” i festimeve.

Shumë lagje të kryeqytetit britanik do të organizojnë festime në rrugë me bankete. Ekrane të mëdha dhe flamujtë do ta transformojnë këtë eveniment në një festë patriotike, ndërkohë që kryeministri i vendit, David Cameron, e ka shpallur të premten e 29 prillit, datë mes Pashkëve dhe 1 Majit. Por le të shohim përgatitjet që po bëhen në brendësi të Pallatit Mbretëror.

“Kjo dasmë do të jetë gjigande, është gjëja më e mirë që ne dimë të bëjmë, asnjë vend në botë nuk mund të krahasohej me paradën martesore që ne organizojmë”. Ky është premtimi që britanikët japin për “dasmën e shekullit”.

“Nuk ka njeri me simpatik ne bote se Princi William dhe njerezit per nje kohe te gjate kane pyetur veten “se kush do te jete ajo qe do te marre Princin William”, theksoi Ingrid Seëard, botuese e “Majestic Magazine”.

Pas vitesh spekulimesh dhe zhurmash Princi William dhe Kate vendosen te martohen. Nga buzeqeshja qe japin, asnje nuk mund te dyshoj qe ata nuk jane te dashuruar me njeri-tjetrin.

Martesa e tyre u shpall ne 16 nentor te 2010, ne nje interviste qe cifti i dha gazetarit Tom Brady.

“Qe heren e pare qe takova Kate, kuptova se kisha per te zbuluar shume tek ajo. Kemi qene miq. Propozimin ja bera tre jave me pare, gjate pushimeve ne Kenia. Kaluam nje periudhe te shkurter me miqte dhe mendova se ishte momenti i duhur. Po flisnim prej kohesh per martesen, keshtu qe nuk ishte surprize e madhe. E dergova ne nje vend te bukur dhe i bera propozimin”, rrefeu princi William.

Eshte histora e dashurise, me e madhja e te gjitha koherave. E gjitha nisi kur princi William e takoi Catherine Elizabeth Middleton ne Saint Andreë ne Skoci, ata ishin 19 vjec. Ne vitin e pare ishin shok, kalonin shume kohe me njeri-tjetrin, ato rrinin se bashku, hanin se bashku dhe ndanin te njejten klase. Kur Kate mori pjese ne shfaqjet e modes, ai filloi ta shikonte ndryshe. Ne kete moment njerezit e kuptuan se Princi William filloi t’i vinte rrotull.

“Ai mbante unazen e nenes se vet, fakti ishte qe perderisa i dha kete unaze, ishte e rendesishme. Unaza ishte e dy grave me te rendesishme per te. Dhe Kate ishte shume inteligjente per ta kuptuar”, deklaroi Claudia Joseph.

Martesa e tyre quhet ngjarja me e madhe, 3 vjet pas marteses se Lady Dianes dhe princit Charl, ajo pritet te jete moderne gjithashtu. Cifti ka shume shanse ta gezoje kete martese sepse gjate saj ata do ta njohin me mire veten dhe njeri-tjetrin. Do te jete martese e stilit te ri mbreteror, nderkohe qe edhe vete familja mbreterore po perpiqet qe ajo te eci per se mbari.

Kjo eshte Abacia e Ëestminster, nje vend i lidhur ngushte dhe per nje kohe te gjate me familjen mbreterore, e personalisht me princin William. Per bukurine e saj te habitshme dhe 1 mije vjet histori, ajo mbahet edhe per kater ceremoni te tjera, ne kete vend shkuan ne altar Mbretit Xhorxh VI dhe nena Mbretereshe 1923, ketu eshte mbajtur cereonia e Mbretëreshës dhe princi Filip në 1947, nderkohe qe ne 1997 eshte mbajtur edhe funerali i Princeshës Diana. Ceremonia do te drejtohet nga kryepeshkopi i Canterbur, Roëan Williams. Para se te filloj ceremonia Familja Mbreterore do te kete zene vend, edhe familja Middleton do te jete e pranishme. Ora 11:00 eshte percaktuar si momenti kur Kate, “nusja”, se bashku me 5 shoqerueset e saj te hyne nga pjesa perendimore e Abacise drejt altarit…

Me pas William e Kate do te zhvendosen ne Buckingham Palace, ku do te mbahet nje ceremoni nga Mbreteresha Elisabete me 650 te ftuar.

Lulet – Element kyc i dasmes jane lule, buqetat e sa po pergatiten nga salloni “Eduard Goodyear”, personeli i tij do te rregulloje tavolinat e dasmes, me buqeta te sistemuara ne menyre speciale, hapesirat jane te medha, keshtu qe nevojiten buqeta me forma dhe ngjyra te ndryshme.

Veshja e dasmes – Veshja e dasmes, edhe ajo pike delikate e ceremonise problemi eshte se kujt duhet t’i ngjasoj modeli i fustanit. Elisabet Emanuela ka punuar per veshjet e Ledi Dianes, ajo thote se po punon nen presion, pasi fustani do te shikohet nga miliona njerez. Fustani i dames, nuk do te jete shume dramatike, do te realizohet ne gjatesine me te madhe te mundshme. Pas 30 vitesh eshte rradha e Kate qe te shtange boten, ajo e ka habitur ate me veshje dhe foto, e jo me me fusanin e dasmes. Ndersa floket do te jene te krehura ne funksion te pamjes, Kate eshte piktura, thone specialistet, ndersa floku korniza e saj. Ata kane vendosur t’i japin pamje spanjolle, tip sinjorite, meqenese eshte e bukur.

“Shume djem te tjere e kane pelqyer ate, ajo ishte ne top listen e femrave. Por ajo ishte e perqendruar tek e ardhmja e vet, ishte vajze me kembe ne toke”, shprehet Jesica Hay, ish shoqe e Kate.

Dasma plotesohet me torten e saj. David po ben kekun madheshtor, kur njerezit te shohin torten duhet t’ia bejne “uau…”. Ajo do te jete 17 kembe e larte, e zbukuruar me lule sheqeri dhe shtrydhese qe te kete pamje te kendshme.

Martesa konsiderohet e rendesishme per te ardhmen e Monarkise, sepse njerezit shikojne tek Princi William nje djale te arte, ndersa tek cifti zotesine per te vazhduar punet e Ledy Dianes dhe Princit Carls. Teleshikuesit ne te gjithe boten do te shohin ne transmetim “live”, “perrallen e ciftit te ardhshem”. Edhe kete here pritet qe numri i tyre te jete “nje rekord absolut” si 30 vjet me pare, kur martesa e Carlit dhe Dianes, u ndoq nga 750 milione njerez ne te gjithe rruzullin. Dasma eshte ne prag dhe ajo qe ndodh ne te tilla raste eshte t’i urosh ketij cifti mbreteror “Fat”.

Top Channel