“Jackie Chan”-i italian shkëlqen në Kinë

20/04/2011 21:25

Christian Bachini është 25 vjec, 15 prej të cilave i ka kaluar duke praktikuar kung fu-në, dhe sot po zë një vend në kinemanë e arteve marciale në Kinë.

Aktualisht ai jeton në Shangai të Hong Kongut. Që në moshën 16-vjecare i kishte hyrë në zemër aktori Jackie Chan, me performancat e tij të përsosura në filmin “Supercop”.

“Vendosa të shkoja përpara me praktikimin edhe për disa vjet. Vendosa gjithashtu të ndiqja edhe një kurs aktrimi dhe fillova të kombinoja kung fu-në me teknika të tjera luftarake orientale. Nga taekëondo-ja koreane tek boksi tajlandez”, tregon Bachini.

Depërtimi i tij në kinemanë kineze ndodhi dy vjet më parë, mes një skepticizmi të madh në radhët e bashkëkombasve të tij dhe në radhët e regjisorëve kinezë, por nga ana tjetër me mbështetjen e prindërve.

Por me stilin dhe lëvizjet e tij, një përbërje teknikash të arteve marciale, ai i bëri për vete të gjithë, duke siguruar një sërë rolesh në filmat me metrazh të shkurtër.

Bachini vazhdon të jetëjoë në Kinë, flet gjuhën kineze dhe ka një të dashur kineze, ndërsa pseudonimi i tij është Kong.

Një nga filmat e tij me metrazh të shkurtër mori një cmim në festivalin e kinemasë aksion në Pasadena të Shteteve të Bashkuara, për sekuencat më të mira të arteve marciale.

Top Channel