Wilson, një baba i lumtur

19/04/2011 16:40

Pas shumë momenteve të trazuara, Owen Wilson është duke përjetuar një prej momenteve më të bukura të jetës së tij.

Së bashku me djalin e lindur në janar, Robert, ai është duke kaluar disa momente të qeta në plazhet e Hauait, ndërsa duket qartë se e shijon përvojën e tij si baba.

Në orët e kaluar nën tendë, Owen nuk u largua pothuajse asnjëherë nga i biri, për të cilin u përkujdes gjatë të gjithë kohës.

Duket se Wilson ka lënë pas momentet e turbullta të jetës së tij, ku përfshihet edhe një tentativë vetvrasjeje pas ndarjes me të dashurën e tij të mëparshme, Kate Hudson.

Top Channel