Vajza që refuzoi aktorin Brad Pitt

19/04/2011 12:50

Brad Pitt ka treguar për The Sun historinë e një vajze e cila e ka lënë në një mënyrë shumë të dhimbshme.

Aktori 47-vjeçar ishte i lidhur me Jill Schoelen në vitin 1989 kur vajza i kërkoi që të vinte në Budapest.

“Unë isha në Los Angeles dhe ajo më mori në telefon duke qarë. Kisha vetëm 800 dollarë në atë kohë dhe harxhova 600 dollarë për biletën e avionit drejt Hungarisë”, tregon Pitt.

“Sapo arrita, shkova në sheshxhirimin e filmit dhe u ulëm për të ngrënë darkë. Aty më tha që ishte dashuruar me regjisorin e filmit”, zbuloi aktori.

Brad Pitt theksoi se ky ishte një nga momentet më të vështira në jetën e tij, por që e ka bërë të vlerësojë gjërat e mira që ka arritur në jetë.

“Atë natë e kalova në Budapest duke pirë cigare në një park. Këto janë ditët të cilat i kujton kur arrin suksesin. Jam kthyer në SHBA dhe nuk kisha më asnjë dollar në xhep”, përfundon bashkëshorti i Angelina Jolie.

Top Channel