Nicolas Cage, profesionist i vërtetë

19/04/2011 13:20

Nicolas Cage ndodhej në New Orleans për xhirimet e filmit Medallion ditën kur u arrestua për shkak të një sherri të dhunshëm me bashkëshorten e tij në rrugë.

Një nga anëtarët e grupit të xhirimit e ka cilësuar aktorin si “një profesionist të jashtëzakonshëm” sepse është paraqitur i përpiktë për të filluar punën pasi u la i lirë.

“Cage tregoi se e merr seriozisht punën. Edhe pse pati probleme këto ditë, ai u paraqit i përpiktë për xhirimet, njësoj sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, tha një person nga stafi i Medallion.

Nikolas Cage u arrestua ditën e shtunë për dhunë në familje dhe prishje të qetësisë publike. Aktori u la i lirë ditën tjetër pasi pagoi 11 mijë dollarë.

Top Channel