FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Një turke është duke shkaktuar bujë në botën islamike, pasi pranoi të pozonte nudo për koopertinën e revistës për meshkuj, “Playboy”.
25-vjeçarja Sila Sahin, qytetare e Berlinit, e konsideron veten si një vajzë muslimane moderne, e cila di si të veprojë në shoqërinë multikulturore.
Ajo pretendon se është një besimtare e rregullt dhe shkon vazhdimisht në xhami, por prindërit dhe të afërmit e saj janë ndierë të revoltuar nga nisma e modeles.
”I bëra këto foto sepse më në fund dëshiroja të isha e lirë”, deklaroi Sahin. “Këto fotografi janë një çlirim për mua nga rregullat tepër rigoroze që kam zbatuar gjatë fëmijërisë sime”.
Sipas komenteve ironizues nëpër gazeta, ky do të ishte një çlirim i tepërt, edhe për ato vajza të rritur në një familje liberale.
Top Channel