Pattinson: Do më pëlqente të krijoja familje

18/04/2011 11:10

Robert Pattinson po bën planet e së ardhmes me partneren e tij Kristen Stewart dhe në këto plane përfshihet edhe krijimi i një familjeje.

Cifti i aktorëve, romancën e tyre e ndan edhe në sagën e filmave Twilight ku interpretojnë rolet e Edward dhe Bella.

“Do më pëlqentë shumë të krijoja një familje, por në të ardhmen”, u shpreh Pattinson për Digital Spy, i cili nënvizoi se është shumë i mërzitur nga një revistë italiane që ka publikuar se çifti po planifikon të ketë fëmijë shumë shpejt.

Filmi i fundit Twilight do të shfaqet pas 6 muajsh dhe Pattinson ndan mendimet e tij mbi përfundimin e kësaj eksperience: “Është e pabesueshme. Kam interpretuar të njëjtin personazh për një kohë kaq të gjatë. E githë jeta ime ka qenë e lidhur me personazhin e vampirit Edward dhe e di që do më marrë malli për të.”

Top Channel