Jennifer, videoklip me sozinë e Brad Pitt

18/04/2011 17:30

Kanë kaluar 12 vjet që kur Jennifer Lopez shkëlqeu në videoklipin e këngës “Love don’t cost a thing”, klip që i shërbeu që për t’u cilësuar menjëherë si një prej femrave më tërheqëse të planetit.

Ndërsa disa “sex-simbole” të reja kanë dalë gjatë dekadës, 41-vjeçares i duhet tashmë të mbështetet edhe tek një partner jashtëzakonisht joshës, për të patur një sukses të sigurt në videoklipin e saj të ri.

Disa fotografi të publikuara sot në një të përditshme rozë treguan këngëtaren me origjinë hispanike në disa pozicione pikante me modelin William Levy, 30-vjeçarin që ka fituar edhe më parë vëmendjen për ngjashmërinë e tij të madhe me aktorin Brad Pitt.

Për Lopez, do të jetë mirë që bashkëshorti i saj, Marc Anthony, të mos jetë një tip shumë xheloz.

Top Channel