Rourke: Filmat e mi, të tmerrshëm

17/04/2011 09:30

Mickey Rourke, në një intervistë për ‘Volture’, ka përkufizuar disa nga filmat e tij si “të tmerrshëm”.

Aktori, kur u pyet se çfarë mendimi kishte për filmin 13 në të cilin është protagonist edhe reperi 50 Cent, u shpreh: “Është film shumë i keq. Kam pranuar të luaj vetëm prej parave.”

Ndërsa për filmin Passion Play, në të cilin interpreton së bashku me Megan Fox, Rourke theksoi: “Film i tmerrshëm, por në karrierë luan edhe në filma shumë të dobët. Kështu janë gjërat.”

 

Top Channel