Lihet i lirë Nicolas Cage

17/04/2011 14:05

Aktori Nicolas Cage, i arrestuar të shtunën në New Orleans me akuzat për dhunë në familje dhe prishje të qetësisë publike, është lënë i lirë pasi ka paguar 11 mijë dollarë.

Fituesi i çmimit Oscar do duhet të paraqitet para gjykatës më 31 maj.

Aktori ishte i dehur dhe filloi të zihej me të shoqen në Lagjen Franceze të New Orleans, vend në të cilin po xhiron filmin e tij të ri, Medallon.

 

Top Channel