Ana romantike e Ashton Kutcher

17/04/2011 11:45

Ashton Kutcher mendon se është shumë e rëndësishme që të shprehë dashurinë për bashkëshorten e tij, Demi Moore, dhe ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për ta bërë këtë.

Aktori, i cili është martuar me Moore në vitin 2005, i lë shënime dashurie në gjithë shtëpinë protagonistes së filmit Ghost.

“Ashton më lë shënime në të gjithë shtëpinë ku tregon admirimin që ka për mua. Disa nga ato kanë pesë vjet që rrinë nëpër mure”, u shpreh Moore.

Kutcher shpjegoi kështu arsyen e këtij veprimi: “Shënimet janë shumë më pak të kushtueshme se diamantet.”

 

Top Channel