“Në 8 maj, llogari qeverisë”

17/04/2011 15:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama është takuar me banorë të minibashkisë numër 1 në Tiranë, ku ka degjuar shqetësimet e tyre.

Rama mori urime nga banorët lidhur me investimet e kryera për infrastrukturën në blloqet e banimit, ndërkohë që shpjegoi  lidhur me atë që qytetarët i paguajnë bashkisë dhe qevevrisë.

Rama u ka kërkuar banorëve që në tetë maj të dalin të votojnë si një mundësi për t’i kërkuar llogari qeverisë për varfërinë papunesine dhe ndaj cdo pakenaqesie tjeter

“Në 8 maj me fletën e të gjitha llogarive, për papunësinë, për cmimet, për kusarinë, për të gjtiha premtimet e pambajtura dhe të gjitha për të cuar përpara gjithë këtë zhvillim të madh që i kemi dhënë qytetit dhe për të ardhur në fazën që atë që po bëjmë me mjedisin e jashtëm ta bëjmë edhe me mjedisin ekonomik. Të transformojmë ekonominë, të kenë njerëzit lek për të blerë atë që dëshirojnë dhe të kenë më shumë punë dhe qetësi në familje”, tha Rama.

Pas takimit me banorët, Rama i është bashkuar skuadrës së të rinjve të gjimnazeve të Tiranës në një ndeshje basketbolli, ku skuadra kundërshtare përbehej nga figura të njohura të Partisë Socialiste.

Top Channel