Vetvritet aktorja e Agjentit 007

16/04/2011 11:05

Një aktore britanike, e bërë e njohur për dy role të saj në filmat e James Bond, vrau veten mëngjesin e sotëm, lajmëroi “The Guardian”.

Angela Scoular ishte një figurë e rëndësishme e kinemasë britanike, por prej disa muajsh lëngonte në shtrat si pasojë e një tumori në shtyllën kurrizore.

E përballur me mundësinë e një vdekje të ngadaltë, Scoular vendosi që të merrte një kokteil me medikamente, të cilat i provokuan vdekjen e menjëhershme.

E lindur në Londër në vitin 1945, Scoular ishte një prej aktoreve të pakta që është shfaqur përkrah James Bond në dy filma të kësaj serie, “Agent 007 – Royal Casino” dhe “Agent 007 – In the secret service of the Queen”.

Ajo mund të krenohet edhe me rolet e luajtura përkrah divave si Marlon Brando e Sophia Loren. Scoular u martua në vitin 1982 me aktorin e njohur britanik, Leslie Phillips.  

Top Channel