Stonestreet: Monitorim edhe numërimit

16/04/2011 15:25

Kur votimi mbrëmjen e 8 majit të ketë përfunduar dhe më pas të nisë numërimi, përvec dëshirës së madhe për të mësuar se kush do të jetë fituesi, shqiptarët po me aq padurim do të presin daljen përpara medias të Jonathan Stonestreet.

Kryevëzhguesi OSBE/ODHR-it  Stonestreet me një eksperiecë të pasur në monitorimin e zgjedhjeve që prej vitit 1997 në shumë vende të botës, do të jetë njeriu i cili do të japë verdiktin për këto zgjedhje por  jo një ditë më pas përfundimit të votimin sic ka ndodhur nga zgjedhjet e shkuara por 48 orë pas mbylljes së procesit.

Për herë të parë amerikani Jonathan Stonestreet do të shkelte në Shqipëri në vitin 2003 pa e ditur se nëntë vjet më pas do t’i besohej, drejtimi një misoni të vështirë për certifikuar zgjedhjet lokale shqiptare.

Në intervistën e tij të parë ekskluzivisht për Top-Channel dhene gazetarit Muhamed Veliu, zoti  Stonestreet , komenton raportin paraprak duke u shprehur i prerë se situata e polarizuar në të cilën po zhvillohet fushata elektorale do të ketë ndikim të drejtëpërdrejtë në rrjedhën që do të marrin këto zgjedhje.


Cilat janë problemetqë ODIHR ka identifikuar deri më tani në lidhje me zgjedhjet lokale?

Faleminderit për dhënien e mundësisë të flas me ju. Që në fillim dua të theksoj se ne kemi publikuar raportin tonë të parë  paraprak , i cili mbulon periudhën kohore deri të hënën datë 11 Prill, dhe nuk mbulon cfarë ka ndodhur pas kësaj date.  Është me rëndësi për t’u nënvizuar se ne nuk jemi këtu vetëm për të parë probleme. Ne jemi këtu për të parë se cfarë është positive në procesin zgjedhor dhe për të hartuar rekomandimet se cfarë duhet të përmirësohet.


Nga të gjitha informacionet që ODIHR ka mbledhur deri më tani, a mendoni se përgatitjet për zgjedhjet e 8 Majit përmbushin standartet e kërkuara?

Unë nuk dua të bëj ndonjë vlerësim për të gjithë procesin pasi vlerësimet do të vinë më vonë gjëtë punës tonë. Unë e di që shumë punë po kryhet, është në vazhdim, komisioni zgjedhjeve është duke punuar, listat finale të votuesve janë bërë publike. Por natyrisht mbeten një numër përgatitjesh për tu realizuar dhe ne jemi duke observuar në të gjithë vëndin, që sic mund ta dini ne kemi 24 vëzhgues afatgjatw,  në 11 zona të ndryshme në të gjithë vendin.
 

Si po shkon faza parapërgatitore. A keni ndonjë shqetësim?

Nuk dua të identifikoj ndonjë shqetësim të vecantë tani. Ne kemi identifikuar disa fakte, në raportin tonë. Ajo që vërejmë është se kemi të bëjmë me një ambient politik, të polarizuar me ndikim në zgjedhje,  për të cilën  ne shqetësohemi.
 

Opozita ka akuzuar qeverinë se po manipulon listat e personave më të drejtë vote jo vetëm në Tiranë por edhe në të gjithë Shqipërinë. A keni identifikuar probleme që lidhen directme listat e votuese?

Ne kemi dëgjuar akuza nga disa parti por unë s’kam parë ende ndonjë provë . Asnjë nuk na është sjellë në vëmendjen tonë rreth manipulimit të listës së zgjedhjeve. Është një cështje që ka të bëjë me votuesit që s’kanë një adresë. Ky është një problem në pjesë tëndryshme të vëndit. Por ende askush nuk ka sjëllë në vëmendjen tonë ndonjë rast specifik të manipulimit deri më tani.
 

Nëse të tilla raste do të sillen në vëmendjen tuaj si do të reagoni?

Në atë lloj mënyre kur ne ndeshemi me të tilla akuza apo me shqetësimet serioze të procesit ne I kontrollojë për veten tone nëse ai shqetësim është I vërtetë dhe ka prova për të,dhe më pas nëse mundemi të vërtetojmë këto prova atherë kryejmë vlerësimin tonë.


A besoni se kodi elektoral i tanishëm dhe legjislacioni shqiptar janë të mjaftueshëm për të sigutruar zgjedhje të lira dhe të pavaruara sic është kërkuar në komuniteti ndërkombëtar?

Legjislacioni bazik që është kodi elektoral  është parë nga ODIHR, Komisioni Venecian dhe Këshilli Europës dhe është vërejtur se ka elementëte duhur për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Nëse implementohet në mënyrë korrekte përfshi vullnetin politik të partive. Natysrish qw ka boshllëqe në kodin elektoral të cilat ne I kemi thënë në raportet e mëparshme. Ka ende cështje që duhen adresuar . Githashtu në zgjedhjet lokale ne kemi identifikuar disa cështje specifike sic është për shembull mospasja e një komisioni elektoral zonal për garën e Tiranës, rolin e të cilit do takryej komisioni qëndror i zgjedhjeve. Pra, kemi boshllëqë në ligjislacionin përzgje dhjet. Por dua ta përsërish se nëse ka një vullnet nga partitë politike,atherë ligji do të prodhojë zgjedhje demokratike.


Që nga dita e paë kur u cel fushata elektorale kanëndodhur një seri incidentesh. Në raport shkruhet se një retorikë e ashpër mesulme personale është e pranishme gjatë fushatës. Sa e dëmtojnë këto icidenteprocesin e zgjedhjeve?

Cdo parti politike apo kandidat ka të drejtën e marrjes pjesë në fushatëtn elektorale në mënyrë pozitive apo negative që është pjesë e procesit demokratik. Përdorimi retorikave të ashpra kthehet në problematike duke shkatuar probleme, në drejtimin e zgjedhjeve apo në icidente të dhunshme. Sic edhe rekomanduam në raportit e vitit 2009-t, partitë kanë pëgjegjësi dhe rol madhor në procesin zgjedhor dhe adminisrimin  e tyre. Partitë duhet të jenë  të vetëdishme për mesazhet që dërgojnë tek votusit.

Do të donim të dimë mendimin tuaj për rolin emedias në mbulimin e këtyre zgjedhjeve dhe cili është komenti juaj përmaterialet e redaktuara nga partitë të cilat u dërgohen televizioneve përtransmetim?

Ne në raportin paraprak nuk kemi komentuar për kasetat e parapërgatitura nga partitë. Do ta lëmë për një herë tjetër. Roli I medias është shumë i rëndësishëm pasi është rruga primare për votuesit që të informohen se kush janë partitë apo kandidatët dhe se cfarë propozojnë për komunitetet e  duke i mundësuar të kryejnë zgjedhjen e tyre. Natyrisht media ka për detyrëe të ruaj një rol të përgjegjshëm  në të gjithë këtë. Në fakt media është baza për zgjedhjet demokratike.  
 

Katër prej antarëve të Komisionit Qëndror tëzgjedhjeve votuan pro ndalimit të transmetimit të një spoti televizi tëprodhuar nga Partia Socialiste. A e shikoni këtë si një veprim të drejtë apo sinjë tjetër incident?

Nuk dua të komentoj ndonjë vendim të vecantë të KQZ-së. Nuk i kam parë bazat e këtij vendimit. Di që ka patur diskutime për gjobitje të këtyre kanaleve televizive. Natyrisht liria e medias sikurse cfarë transmetohet është e rëndësishme. Këtë cështje do ta ndjekim nga afër. 
 

Kur shqiptarët do ta mësojnë se cila do të jetë nota certifikuese e këtyrezhgjedhjve nga ODIHR-i?

Për këto zgjedhje na është thënë nga shumë njerëz se procesi numërimit do të marrë një kohë të gjatë kështu që ne në vend ta japim vlerësimin tonë të hënën një ditë pas zgjedhjeve, këmi vendosur ta japim të martën më 10 maj në mënyrë që vlerësimi ynë të ketë të paktën disa të dhëna nga procesi numërimit që është një pjesë e rëndësishme e zgjedhjeve.

Top Channel