Shakira-Pique shkëlqejnë në Barcelonë

16/04/2011 09:45

Shakira dukej jashtëzakonisht e lumtur, ndërsa shëtiti nën diellin e ngrohtë të Barcelonës dhe doli për një drekë romantike me të dashurin e saj futbollist, Gerard Pique.

E veshur me një kostum të bardhë, kolumbiania ishte e shkëlqyer me linjat e saj, ndërsa dukej e veshur tamam si për stinën e verës.

Lidhja e këngëtares me famë botërore me futbollistin dhjetë vjet më të ri është bërë publike prej disa javësh.

Në fillimin e vitit, Shakira prishi një lidhje 11-vjeçare me djalin e ish-presidentit të Argjentinës, Antonio de la Rua.
 

Top Channel