Një natë para se t’i thotë “Po!” princit William, Kate Middleton do të qëndrojë në luksozin “Goring Hotel”. Janë pesë dhomat e suitës, që kushton rreth 5700 euro nata.

Miss Middleton do t’i ndajë ato me të ëmën dhe të motrën, e cila është edhe dëshmitarja e saj në dasmën që do të zhvillohet në 29 prill.

Mediat bëjnë të ditur se mbretëresha Elisabeth II i kishte ofruar një apartament pranë Buckingham Palace, por nusja e ardhshme e Ëilliam ka preferuar një ambjent më neutral.

Top Channel