Jackson po vdiste, mjeku flirtonte

16/04/2011 09:55

Mjeku i Micheal Jackson kishte tre të dashura dhe ishte i shpërqendruar nga telefonata e njërës prej tyre, në momentin kur mbreti i muzikës pop po jepte shpirt, të paktën sipas akuzës në gjyqin që po zhvillohet kundër tij.

Mbi mjekun e besuar të Jackson, Conrad Murray, rëndojnë akuza të vrasjes nga pakujdesia, të cilat mund t’a mbyllin për disa vite pas hekurave.

Sipas prokurorisë, tabulatet telefonike provojnë se ai ishte në telefon me një vajzë, në momentin kur është raportuar vdekja e Jackson.

Në minutat që ndodhi kriza e këngëtarit, ai nuk ishte i pranishëm, ndërsa gjatë asaj periudhe shkëmbeu 11 telefonata të ndryshme.

Në bazë të versionit origjinal të ngjarjeve, Murray mbërriti në dhomën e Jackson vetëm pasi fëmijët e pikasën babain e tyre në grahmat e fundit të jetës dhe ai nuk bëri asgjë tjetër përveçse konfirmoi vdekjen.

Top Channel