I përfshirë para disa vitesh në vorbullën e thashethemeve nga gazetarët dhe revistat gossip, aktorit Hugh Grant tashmë i erdhi ora të hakmerret.

Gjatë viteve 2004-2006, aktori britanik, së bashku me artistë të tjerë ndërkombëtarë u bë viktimë e tabloidit anglez “News of the World”, pasi iu përgjua sekretaria telefonike, me qellim nxjerrjen e sekreteve të jetës së tij private, për t’i publikuar ato në mënyrë ekskluzive.

Meqë hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë, Grant vendosi të hakmerret tashmë që kanë kaluar disa vite. Ai ftoi në një klub ish-gazetarin e “News of the World”, Paul McCullan.

Bisedë pas bisede e birrë pas birre, aktori i nxorri gazetarit disa të dhëna private kompromentuese. I regjistroi të gjitha dhe më pas i publikoi në tabloidin “News Statesman”, rival i “News of the World”.

Top Channel