Scarlett Johansson bashkëjeton me Sean Penn

15/04/2011 11:55

Scarlett Johansson është transferuar në shtëpinë e të dashurit të saj të ri, Sean Penn.

24-vjeçarja po jeton tashmë në vilën e 50-vjeçarit në Malibu.

Në fund të vitit të kaluar, aktorja u nda nga bashkëshorti i saj Ryan Reynolds dhe udhëtoi në Haiti për të ndihmuar personat e prekur nga tërmeti.

Pikërisht në Haiti u takua me Sean Penn, aktori i cili që kur ndodhi fatkeqësia natyrore praktikisht jeton në këtë vend.

Top Channel