Kinë, bum i ekonomisë dhe inflacionit

15/04/2011 15:45

Ekonomia kineze vazhdoi me bumin e saj në muajin mars, por njëkohësisht edhe inflacioni kapi nivelin e tij më të lartë të rritjes që prej vitit 2008.

Rritja ishte më e lartë nga e parashikuara, për një total prej 9,7% në tre muajt e parë, por inflacioni gjithashtu u rrit në mars me 5,4%, 0,5 përqind më shumë se një muaj më parë.

Autoritetet janë duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të mbajtur nën kontroll çmimin e ushqimeve dhe të banesave.

Inflacioni kinez është shndërruar në një burim kryesor shqetësimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e BE-së apo Japoninë, pasi ai i jep Kinës një avantazh të padrejtë në eksportet e saj.

Pavarësisht se Pekini ka rritur në mënyrë të vazhdueshme normën bazë të interesit, duket se inflacioni po del nga kontrolli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA