Golberg: Nuk i kam dashur burrat e mi

15/04/2011 12:10

Whoopi Golberg ka qenë e martuar tre herë, por ka pranuar në një program televiziv se nuk ka dashuruar asnjë nga bashkëshortët e saj.

“Nuk jam nga ata persona që përkushtohen ndaj personave të tjerë, thjesht kujdesem për familjen time”, u shpreh aktorja fituese e çmimit Oscar.

Golberg theksoi se vetëm një herë ka qenë vërtet e dashuruar, por nuk zbuloi identitetin e fatlumit.

“Jam martuar sepse doja të ndihesha një person normal dhe të kisha një jetë normale, por kjo nuk është arsyeja më e mirë për të shkuar në altar”, shpjegon protagonistja e Murgeshave Gazmore.

Top Channel