Paltrow: Punoj për të qenë e bukur

14/04/2011 16:55

Me një fizik të tonifikuar, linja tepër të rregullta dhe tërësisht e privuar nga celuliti, aktorja Gwyneth Paltrow është shndërruar në një objekt zilie për shumë femra të tjera.

Megjithatë, në një intervistë për një revistë amerikane, nëna e dy fëmijëve qartësoi se forma e saj e mrekullueshme nuk është një dhuratë e natyrës dhe as e rastësishme.

”Nuk është as fat dhe as gjene të mira. Punoj shumë për të ruajtur këtë formë. Shpenzoj të paktën një orë e gjysmë në pesë ditët e javës për këto linja, por mendoj se e gjithë kjo sakrificë ia vlen”.

Top Channel