Lezhë, bashkëshortët humbin jetën

14/04/2011 12:20

Bashkëshortët Leka nga Kallmeti i Lezhës kanë gjetur vdekjen si pasojë e energjisë elektrike.

Zef dhe Leze Leka kanë qenë duke punuar në tokën e tyre, ku edhe ndodhet kabina dhe kjo ka qenë arsyeja pse ndodheshin aty.

Por vetëm kaq, pasi ende policia e Lezhës nuk ka dhënë asnjë version zyrtar mbi shkaqet dhe detajet rreth ngjarjes.

I cuditshëm është fakti se të dy bashkëshortët, të cilët kanë qenë rreth 60 vjec, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme në brendësi të kabinës elektrike, e cila nuk plotësonte kushtet minimale të sigurisë dhe dera e saj mungonte.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ekspertët e policisë dhe zjarrfikësit, që kanë nxjerrë nga kabina viktimat, trupat e të cilëve janë dëmtuar rëndë nga tensioni i lartë.

Top Channel