Courteney Cox, si 14 vjet më parë

14/04/2011 08:20

Duke parë fotot e djeshme, duket e pabesueshme që Courteney Cox ka qenë protagoniste e filmit të parë Scream plot 14 vjet më parë.

46-vjeçarja u paraqit në spektaklin e David Letterman për të promovuar Scream 4 me një fustan të zi që e tregonte të re dhe shumë në formë.

Protagonistja e serialit të famshëm Friends ishte e ftuar në spektaklin televiziv ku foli për sagën e horrorit. Cox do të interpretojë sërish reporteren Gale Wathers.

Filmat Scream u bënë pjesë e Hollywood-it në vitin 1996. Historia është shumë e thjeshtë: një vrasës maniak me një maskë fantazme që vret adoleshentët në një qytet të vogël të Kalifornisë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel