“Ballkan Bazaar” në kinematë Imperial

14/04/2011 20:05

Filmi i regjizorit Edmond Budina, “Ballkan Pazar”, ka nisur të transmetohet që prej ditës së sotme në rrjetin e kinemave “Imperial”.

Filmi bazohet në një ngjarje të vërtetë, atë të zhvarrosjes së eshtrave në fshatin Kosinë të Përmetit, për t’i paraqitur ata më pas si kufomat e ushtaravë grekë të rënë në Shqipëri.

Ngjarjet vërtiten rreth dy shtetaseve të huaja, në rol nënë e bijë, të interpretuara nga Veronica Gentili e Catherine Wilkening.

Ato kërkojnë eshtrat e gjyshit të vajzes. Çudirat e pazareve ballkanese bëjnë që të përfundojnë në Shqipëri, për të blerë eshtrat.

Mes të tjerësh interpretojnë: Visar Vishka, Edmon Budina, Karafil Shena, Artan Islami, Laert Vasili.

Top Channel