Krujë, grabitje me armë

13/04/2011 17:30

Tre persona me maska dhe të armatosur kanë hyrë në një banesë në fshatin Mazhe të Krujës.

Tre grabitësit kanë mundur të marrin një sasi prej 300 mijë lekësh, një armë gjahu dhe kanë tentuar të rrëmbejnë edhe bagëtitë.

Por i zoti i shtëpisë ka lajmëruar menjëherë policinë e Krujës, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Banorët thonë se në këtë zonë kanë ndodhur edhe grabitje të tjera të ngjashme, por që nuk janë zbuluar.

Top Channel