“Genet” e Presley-t reklamojnë xhinset

13/04/2011 09:45

Mbesa e legjendës së muzikës, Elvis Presley, është duke ndjekur rrugën e gjyshit të saj.

21-vjeçarja nuk është duke sfiduar statusin e legjendës së “rock n’roll” që ka paraadhësi i saj i famshëm, por ashtu si Presley 50 vjet më parë, ajo është shndërruar në ikonën e publicitetit për xhinse.

Pasi debutoi në moshën 14-vjeçare në pasarelat e Milanos në një fushatë të “Docle & Gabbana”-s, bukuria e fshehur në genet e të resë ka lejuar që ajo të bëjë shumë rrugë përpara në botën e publicitetit.

Top Channel