Bojkotohet gjyqi i Boboshticës

13/04/2011 17:10

Kryetari i komunës së Drenovës, Flamur Sala dhe prifti i kishës së Shën Mërisë, At Jani Trebicka nuk janë paraqitur në seancën gjyqësore për dhunimin e varreve të Boboshticës.

Me kërkesë të prokurorisë, të dy personat janë thirrur në cilësinë e dëshmitarit për të dhënë sqarime lidhur me ndërtimin që është kryer mbi varrezat e fshatit.

Dy dëshmitarët e prokurorisë nuk kanë ardhur në seancë dhe nuk kanë paraqitur një shkak për mungesën e tyre, edhe pse kanë marrë dijeni për datën e gjyqit.

Kjo ka bërë që nga ana e gjykatës të kërkohet thirrja me forcë e kreut të komunës dhe priftit të kishës, në territorin e së cilës ndodhet varreza.

Në seancën e radhës pritej që të dëshmonin të dy dëshmitarët, një që përfaqëson autoritetin vendor dhe tjetri kishën ortodokse.

Top Channel