Batmani zbret edhe në teatër

13/04/2011 10:00

Një prej heronjve më të njohur të të gjitha kohërave, Batmani, ka braktisur përkohësisht ekranin.

Dyshja Batman dhe Robin kanë zbritur në fakt në teatër, në një tur që do t’i dërgojë ata pranë fansave të tyre në shumë vende të botës.

Turi do të nisë sot me një shfaqje në Londër, ndërsa “kryqëzatës” së tyre planetare i janë bashkuar edhe krijesa të tjera që luftojnë për njerëzimin kundër të keqes si “Catwoman”, “The Joker” apo “The Riddler”.

Top Channel