Shakira shndërrohet në muratore

12/04/2011 17:10

Shakira ka lënë mënjanë turnetë e mbushura me qindra mijëra fansa, për t’iu dedikuar gjatë të gjithë prillit misioneve bamirëse në disa vende të botës.

Këngëtarja me famë ndërkombëtare u rikthye në vendlindjen e saj, në Kolumbi, për të hedhur themelet e një shkolle në Kartagenam e cila do të ngrihet me fondet e dhëna prej saj.

Shkolla pritet të arsimojë dhe të ushqejë 1 500 fëmijë në një prej zonave më të varfëra të vendit amerikanojugor.

Pas disa ditësh, ajo do të shkojë në Haiti, ku do të përurojë ngritjen e një shkolle tjetër.

Top Channel