Reese Witherspoon, e lumtur me dasmën e saj

12/04/2011 11:00

Aktorja Reese Witherspoon u martua me menaxherin Jim Toth në një ceremoni romantike dhe sekrete të zhvilluar në Kaliforni, muajin e kaluar.

Sipas deklaratave të saj të fundit, Witherspoon është shumë e kënaqur me mënyrën se si shkoi ajo ditë e veçantë.

“Dasma ishte një eksperiencë e mrekullueshme. Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte”, u shpreh 35-vjeçarja në një intervistë për revistën britanike ‘Hello’.

Kjo ishte dasma e dytë e Witherspoon pas divorcit nga aktori Ryan Philippe, me të cilin ka 2 fëmijë.

Edhe pse nuk e kishte për herë të parë, aktorja theksoi se ishte shumë e emocionuar ditën e dasmës.

“Nuk jam një eksperte në çështjet e dashurisë. Të gjithë e dinë se dhe unë kam pasur ulje-ngritjet e mia në marrëdhënie. Pas divorcit kisha frikë të nisja një lidhje të re dhe të martohesha sërish, por jeta është e shkurtër dhe duhet të bësh gjithçka për tu ndjerë e lumtur”, përfundoi Witherspoon.

Top Channel