Perry: Russell gjuan mamanë time

12/04/2011 16:30

Lajmi i lidhjes së Katy Perry me Russell Brand befasoi shumë njerëz në botën e “show-biz”, por fakti që ai “po gjuan” edhe mamanë e këngëtares është edhe më shokues.

Sipas deklaratës së vetë Perry-t në një revistë amerikane, Russell duket se është i magjepsur prej të gjitha grave me mbiemrin Perry.

”Ai është shumë i dashur me prindërit e mi dhe i nis emaile e letra dashurie mamasë sime. Ajo e pëlqen shumë atë, por e gjithë kjo më është dukur e papërshtatshme dhe i kam thënë që të mos e bëjë”, deklaroi Perry.

Top Channel