Liv Tyler “birëson” një partner të ri

12/04/2011 17:00

Aktorja e Hollivudit, Liv Tyler, duket se ka “adoptuar” një fëmijë të ri, pavarësisht se së fundmi bëri të ditur se po e përballon me vështirësi rritjen që po i bën e vetme një fëmije.

Mediat rozë kanë pritur me ironi lidhjen e aktores 33-vjeçare me një partner dhjetë vjet më të vogël se vetja.

Wenner, djali i manaxherit të “Rolling Stones” dhe aktorja e “Armagedon” u fotografuan në një shëtitje romantike, në një park në Manhatan.

Pak kohë më parë, Liv deklaroi se nuk është e gatshme për lidhje të shkurtra dhe se do të lidhej vetëm me dashurinë e vërtetë të jetës së saj… të cilën duket se e ka gjetur.

Top Channel