Lady Gaga “tradhëtohet” nga takat

12/04/2011 10:00

Mbase është koha që Lady Gaga të blejë një palë këpucë të përshtatshme për skenë.

Edhe pse takat shumë të larta janë pjesë e pandarë e stilit të Lady Gaga, sigurisht që nuk janë këpucët e duhura për një performancë live.

Këngëtarja 25-vjeçare ra nga pianoja gjatë një koncerti para mijëra fansave në Houston, ditën e djeshme. Lady Gaga kishte vënë njërën këmbë sipër pianos dhe tjetrën sipër stolit në momentin që taka rrëshqiti dhe ajo përfundoi poshtë pianos.

Edhe pse e rrëzuar, Lady Gaga vazhdoi të këndonte duke mos humbur asnjë notë.

Episodi ndodhi gjatë koncertit në Houston, pjesë e turit Monster’s Ball.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel