Rihanna ndryshon sërish pamjen

11/04/2011 16:20

Ndryshimi i pamjes është shndërruar për Rihanna-n një normalitet i ngjashëm me ndryshimin e veshjes, ndërsa tashmë ajo u prezantua në publik me një prerje të re flokësh.

Gjatë javëve të fundit, ajo ishte bërë protagoniste e disa ndryshimeve të tilla. Rihanna, e cila bëri bujë nëpërmjet flokëve “si shkurre” të kuqe, u fotografua në daljen nga një restorant italian në Los Anxhelos me flokë të shkurtër dhe të shkatërruar.

Ajo që nuk ka ndryshuar është ngjyra e kuqërremtë, e cila vazhdon të mbetet në kokën e 23-vjeçares.

Megjithatë, duke gjykuar nga precedentët e saj, edhe kjo do të ndryshojë shumë shpejt.

Top Channel