Neve Campbell sheh fantazma

11/04/2011 12:15

Neve Campbell, protagonistja e sagës së horrorit Scream, pohon se shtëpia e saj e vjetër në Los Angeles kishte një fantazëm.

“Jam e sigurtë se fantazmat ekzistojnë sepse unë kam parë një të tillë. Në vendin ku jetoja unë në Los Angeles kishte një shpirt gruaje që ishte vrarë në atë shtëpi”, deklaroi aktorja për ‘Live’.

“Para disa vitesh u transferova në një shtëpi së bashku me disa miq dhe aty ishte shpirti i një gruaje të vrarë në vitin 1991. Dyert e shtëpisë hapeshin dhe mbylleshin vetë dhe gjërat fluturonin nga dollapët, por pas disa kohësh u mësova dhe më dukej diçka normale”, shpjegoi Campbell.

Top Channel